Liridona rivarroset nesër në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë

Me kërkesë të familjes së saj, trupi i Liridona Ademajt do të zhvarroset nga varrezat e fshatit Cernjan të Gjakovës, për t’u dërguar në fshatin e saj të lindjes në Racaj.

Prokuroria e ka miratuar kërkesën e familjes Ademaj për rivarrosjen e nënës së dy fëmijëve

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Familjarët i kishin kërkuar zyrtarisht prokurores Besa Limani për t’ua lejuar rivarrimin.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridona Ademajt.

Ata po ashtu kanë kërkuar “privatësi të plotë” gjatë procesit të rivarrosjes së Liridona Ademajt.