“Njëjtë do i bëj dhe vajzës tjetër” Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa na kërcënoi me sms nga burgu

Babai i Marigona Osmanit, Muhabi Osmani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për median vendase, se familja e tij ka marrë kërcënime me jetë nga ana e Dardan Krivaqës, teksa ky i fundit ndodhet në burg duke vuajtur dënim përjetë për dhunimin e vrasjen e Marigonës më 2021.

Muhabi Osmani tregoi se kërcënime ka marrë bashkëshortja e saj, nga profile në rrjetet sociale me emër të Dardan Krivaqës.

 “Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë [do t’ia bëj njësoj]. E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”- deklaroi Osmani në Kallxo.

“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthy përgjigje qysh ka ardh ai SMS, nga ka ardhë. Ai [Dardan Krivaça] ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij [në rrjete sociale] në telefonin e bashkëshortes. Kur jemi shku në polici, ai i hetuesisë e pyet prokurorin a me ua bë intervistën ose jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”, shtoi më tutje babai i Marigona Osmanit.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën dhe me 15 vite burgim Arbër Sejdiun, mikun që ndihmoi Krivaqën.