Dy herë hero, historia e kardiologut që doli për maratonë dhe përfundoi duke i shpëtuar jetën dy personave

Vitin që lamë pas, kardiologu Steve Lome kishte dalë për të kryer një  (gjysëm) maratonë të gjatë 20 km, duke mos e ditur se atë ditë, do të mësonte kuptimin e vërtetë të shprehjes ‘në kohën dhe vendin e duhur’.

Në kilometrin e 5-të, mjeku pikasi para tij një burrë që dukshëm nuk ndjehej mirë. Burri quhej Gregory. Nga perspektiva e këtij të fundit, ai sapo kishte përfunduar ngjitjen e një pjese malore të maratonës, ndërsa përpara kishte tanimë një dishezë. Pa nisur zbritjen, Gregory shembet në tokë…

Pas tij vjen mjeku, i cili kuptoi menjëherë gjendjen. Kardiologu Steve Lome nisi të kryejë masazh kardiopulmonar, ndërsa pak momente më vonë mbërriti ambulanca. Mjekët e emergjencës e morën Gregory-n, ndërsa Steve Lome vijoi maratonën.

Pjesa e mbetur e garës ishte e ‘qetë’, derisa kardiologu mbërriti në vijën e finishit. Atje një tjetër burrë, i quajtur Michael, nisi të ndihet keq. Sapo kishte përfunduar garën, Michael po ashtu u shemb në tokë.

“Kurrë në jetën time nuk e kisha menduar se do të më ndodhte diçka e tillë, e jo më dy herë në të njëjtën garë”-tha mjeku kardiolog.

Dhe ajo që është me të vërtetë e pazakontë, është tempizmi i të gjithë situatës. Nëse mjeku Steve Lome nuk do të kishte ndaluar për të ndihmuar Michael, ai do ta kishte përfunduar garën shumë më shpejt, duke mos qenë kësisoj pranë burrit tjetër, i cili kishte pësuar goditje në zemër.

@humankind This doctor unexpectedly saved the lives of TWO different people having heart attacks while he was running a half-marathon. You're gonna want to stick around for Part 2! 😮🏃 #halfmarathon #halfmarathonrunner #cardiologist #savinglives #running #runningsavedmylife #humankind #goodnews ♬ Love – Revember
@humankind Replying to @Humankind Part 2! We rarely get to follow up on our good news stories, but this time we did! #sportskind #running #halfmarathon #runningsavedmylife #savinglives #cardiologist #goodnews ♬ Music In Your Heart (Instrumental) – BLVKSHP