Ka ndërruar jetë një 43 vjeçar shqiptar, pas mëse dy ditësh agonie e dhimbjesh në spitalin e Mesinës në Italinë fqinje.
Mbrëmjen e të shtunës së kaluar, ai udhëtonte si pasagjer në një furgon, kur mjeti është përplasur me një karrotrec që kishte ndaluar në anë të autostradës Messina- Palermo.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në median italiane.
Tre persona u lënduan, por plagët më të rënda i mori punëtori shqiptar, në pjesën e poshtme të trupit. 43 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt e mandej me helikopter në poliklinikën e Mesines. Afro 24 orë më vonë mjekët u detyruan t’i amputojnë njërën këmbë 43 vjeçarit, në orvatje për t’i shpëtuar jetën.
Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve, i riu shqiptar ndërroi jetë gjatë orëve të mesnatës.