Lamtumirë profesor… Mirush Kabashi përcillet në banesën e fundit

Mes familjarëve, miqve e dhjetëra e dhjetëra qytetarëve që e admiruan ndër vite artin e tij, është përcjellë këtë të mërkurë drejt banesës së fundit, artisti Mirush Kabashi.

Nderimet për mjeshtrin shqiptar të interpretimit u mbajtën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Mirush Kabashi ndërroi jetë më 5 dhjetor në moshën 75 vjeçare, pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

Trashëgimia që ka lënë pas Mirush Kabashi është një pasuri e jashtëzakonshme, me mbi 100 role në teatër e film.

Ikja e tij është një humbje e madhe për të gjithë artin shqiptar, por po ashtu dhe për plot dashamirës, të cilët ndër vite ndoqën interpretimet e papërsëritshme të profesor Kabashit.