Në Tiranë qëndronte në spital, ndërsa shanset për përmirësimin e saj pakësoheshin, minutë pas minuti. Plagët vijonin të infektoheshin, ndërsa dhimbjet kthyer në të padurueshme.
Ermela kishte dashur veçse të digjte fijet e dala të fustanit të saj të preferuar, fustanit të saj të vetëm. Por flakët përvëluan 10 vjeçaren duke i shkaktuar plagë të mëdha, në thuajse 75% të trupit.
Por fatmirësisht, ato ditë të vështira e plot dhimbje, janë një kujtim i hidhur që do të shuhet në lumin e kohës. Falë shqiptarëve bamirës, Ermela u nis për kurim të specializuar drejt Italisë fqinje. 10 vjeçarja po kurohet në një dhomë të posaçme dhe deri më tani gjithçka shkon mirë.
Prindërit e vogëlushes, na kanë nisur një video të shkurtët të Ermelës. Në vend të lotëve, sot Ermela na dhuron një buzëqeshje, teksa përshëndet shqiptarët që ia mundësuan kurimin.
Lutemi për ty Ermela, që gjithçka të shkojë mirë e lotët e dhimbjes kurrë të mos i përshkojnë faqet e tua