Pamje video, mijëra e mijëra peshq të ngordhur dalin në brigjet e Japonisë

Tonelata të tëra peshku të ngordhur (shumica sardele e makarel) kanë mbuluar afro 1 kilometër të brigjeve në provincën e Hokaidos në Japoni.

Autoritetet ende nuk e dinë shkakun e ngordhjes masive të peshqve, ndërsa kanë paralajmëruar banorët lokalë që të mos i konsumojnë.