Dy makina janë përplasur këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona.
Makinat janë aksidentuar në urë dhe siç dallohet nga pamjet, njëra prej tyre ka përfunduar mbi trafikndarëse.
6 të lënduarit janë transportuar në spital. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk rrezikon jetën. Policia po kryhen veprimet e mëtejshme me dy drejtuesit e mjeteve.