Teleskopi hapësinor “James Webb” është drejtuar sërish kah një zone në galaktikën tonë, në një prej ‘varrezave’ më të njohura e vëzhguara nga shkenca.
Imazhet e mëposhtme i përkasin mbetjeve të Kasiopeia A (CasA), një zonë masive ku ka shpërthyer një yll.
“James Webb” e vëzhgoi këtë zonë edhe në prill përmes një tjetër aparati në arsenalin e saj, ndërsa tanimë shkencëtarët mund të bëjnë dallimet. Në imazh dallohet dhe një formacion masiv gazi që studiuesit e kanë cilësuar si “monstra jeshil”. Formacioni që gjendet në kavitetin që ka lënë pas shpërthimit i yllit, mbetet ende një mister për shkencën.
Studiuesit po ashtu kanë vëzhguar në detaje një tjetër element të ‘kapur’ nga teleskopi, i cili ndodhet në pjesën e poshtme në të djathtë. Sipas shkencëtarëve, formacioni i bardhë është një ‘eko drite’, e lënë pas prej shpërthimit të yllit.
Supernova Cas A ndodhet afro 11 mijë vite dritë larg nesh. Sipas përllogaritjeve, ylli ka shpërthyer si supernova afro 340 vite më parë, parë nga këndi ynë i vëzhgimit.