Kërrusur dhe e mbledhur. Dhimbjet i janë shtuar shumë. Veshkat tanimë i kanë reshtur së funksionuari. Ajo është veçse 10 vjeçe, një fëmijë i vogël.
Një javë më parë gjithçka shkonte mirë, ishte në shkollë. Nxënëse e shkëlqyer. Por sot shkolla duket një ëndërr e largët, e zëvendësuar nga hija mbytëse e vuajtjeve.
Një infesion i rrallë bakterial i ka sulmuar të gjitha organet e trupit. Sëmundja po i afrohet trurit, mëlçisë… veshkat tashmë i ka rrëmbyer. Makineria e rëndë i dializës po i pastron organizmin Anës, por edhe për sa kohë vallë…
Ana ka nevojë urgjente për t’u nisur për kurim jashtë shtetit. Koha tashmë ia ka kthyer shpinën 10 vjeçares, ndërsa sëmundja rrezikon ta vrasë nëse nuk ndalohet në kohë