Gripi dhe virozat stinore kanë shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave në qendrat shëndetësore në kryeqytet. E mes pacientëve të vegjël, ka edhe fëmijë të cilët shfaqin mbivendosje të virozave, duke ua rënduar edhe më tutje shëndetin dhe zgjatjen e kohës së shërimit.
Nga ajo që thonë mjekët, mosha më e rrezikuar është 0-5 vjeç, thënë ndryshe fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet.
Virozat më të shumta janë ato të traktit respirator si dhe atij tretës. Ndryshe nga viti kaluar, fëmijët e prekur nga virozat po shfaqin edhe temperaturë të lartë që zgjat 24 orë deri në tre ditë.
Mjekët bëjnë apel që prindërit t’’i drejtohen qendrave spitalore para se të shkojnë në urgjencën pediatrike në QSUT, kjo edhe për faktin e shmangies së ekspozimit të tepërt të fëmijëve (me fëmijët e tjerë të sëmurë)