Pamje nga vendngjarja, 61 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi gjatë punës në kantierin e ndërtimit

Pak orë pas nisjes së punës, një 61 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në rrethana tragjike, teksa punonte në një godinë në ndërtim në Borghetti (Itali).

Media italiane shkruan se 61 vjeçari ishte murator dhe jetonte ne Vicoforte. Punëtori shqiptar ka rënë nga kati katërt, rreth 8-10 metër lartësi.

Thirrja ndaj emergjencës u krye menjëherë, pasi skena e rëndë u pa nga dëshmitarë okularë në një supermarket aty pranë, i cili ka edhe disa lokale në pjesën e jashtme. Amulanca erdhi në kohë, por për shqiptari nuk mundi t’ja dalë si pasojë e traumave të shumta që kishte marrë në të gjithë trupin,

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar sesi ka rënë nga lartësia 61 vjeçari. Media lokale shkruan se po hetohet dhe mundësia nëse punëtori është ndjerë keq gjatë punës de ka humbur ekulibrin.