Pamje video, këngëtari 30 vjeçar humb jetën në skenë prej atakut kardiak

Një tragjedi ka ndodhur në Brazil, atje ku një këngëtar i ri është përplasur në tokë teksa performonte përpara publikut. Këngëtari 30 vjeçar Pedro Henrique, po këndonte në një eveniment kur papritur është rrëuar në tokë pa ndjenja.

Momentet janë filmuar në kamera

Pedro u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht orvatjeve, mjekët nuk mundën ta shpëtojnë dot të riun. 30 vjeçari rezultoi të kishte pësuar një atak kardiak. I ndjeri ishte baba i një fëmije.