Përleshje mes të dënuarve përjetë në burgun e Peqinit, dy të lënduar

Një përleshje ka ndodhur mes tre të dënuarve përjetë në burgun e Peqinit, atje ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë Arben Lleshi e Ilir Xhakja, ndërsa autor i dyshuar është një tjetër i dënuar përjetë i quajtur Sokol Mjacaj.

Ministri i Drejtësisë njoftoi këtë të premte se për Mjacajn (i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015) është vendosur dërgimi i tij në regjimin “41 Bis”.

Fillimisht mbi ngjarjen pati raportime kontraktiktore, ndërsa nga ana e autoriteteve të burgut u njoftua paraprakisht se nuk kishte personel të lënduar.

Mjacaj rezulton të ketë përdorur armë zjarri për të plagosur dy të dënuarit e tjerë. Mbetet ende e paqartë sesi ka hyrë arma e zjarrit në ambientet e burgut.