Fotogaleri/ Fuqia e një vullkani…200 metër kub llavë në sekondë

Pas javëve të tëra aktivitet sizmik me mijëra e mijëra lëkundje tërmeti, ka shpërthyer orët e vona të mbrëmjes së të hënës vullkani në gadishullin e Reykjanes në Islandë.

Shpërthimit ndodhi afro 4 km larg qytezës së Grindavikut, e cila u evakuua e plotë nga të gjithë banorët e saj javë më parë. Rrjedha e magmës ka përfshirë një distancë prej afro 3 kilometrash, ndërsa vullkani vijon ende të jetë aktiv.

Çarja që ka shkaktuar vullkani është afro 3.5 km e gjatë, ndërsa llava po del me një shkallë prej 100-200 metrash kub në sekondë, shifra këto të publikuar nga autoritetet islandeze.

Më poshtë një fotogaleri me imazhe nga vullkani, përcjellë nga BBC-ja.