Maliq: Çifti nga Tirana asfiksohet nga rrjedhja e gazit në dhomën e hotelit, ndërron jetë 56 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në një hotel në Maliq, atje ku një çift nga Tirana janë asfiksuar nga gazi e ku për pasojë burri 56 vjeçar ka gjetur vdekjen.

Dyshimet janë se si pasojë e rrjedhjes së gazit, burrë e grua të jetë asfiksuar. Të dy u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. 56 vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

 “Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.