“Falë jush, sot Marina është mirë” Shqiptarët i mundësuan kurimin, si është sot foshnja 8 muajshe

Në fillim të këtij muaji, Marina ndodhej e shtruar në spital në Tiranë… prej 12 ditësh ajo nuk ushqehej. E vetmja gjë që e mbante në jetë foshnjen 8 muajshe ishin serumet. Marina kishte probleme me mushkërinë dhe ezofagun. Shpresat për të ishin të pakta në Shqipëri.

“Shqiptarët për Shqiptarët” e sollën në vëmendje të shqiptarëve historinë e dhimbshme të vogëlushes, e cila në një kohë rekord u nis për kurim jashtë shtetit falë bashkimit të mijëra e mijëra njerëzve zemërmirë.

Pak kohë kanë kaluar nga momentet kur nënë e baba qanin pranë vogëlushes. Sot Marina është krejt ndryshe. Teksa e mban në krahë të bijën, nëna e Marinës na tregon se tanimë vogëlushja është shumë mirë me shëndet.

“Jam mami Marinës, ju përshëndes, të gjithë shqiptarët që kontribuan për vajzën time. Përshëndes Elvis Naçin… falë jush sot, Marina është shumë mirë”