I fali tradhëtinë dhe e shoqëroi për denoncimin e shqiptarit që më pas i vrau partneren, flet i shoqi i Vanesës

Prej një jete qëndronte me Vanesën. Edhe pse kjo e kishte tradhëtuar për një kohë me Bujar Fandajn, Nicola Scapinello e fali 26 vjeçaren me të cilën kishte një fëmijë 5 vjeçar.

E madje, ishte ai që e shtyu Vanesën të denonconte 41 vjeçarin që e përndiqte që nga vera e këtij viti.

 “Kishim në plan të martoheshim sapo të vinte në jetë fëmija jonë i dytë”-tregon për median italiane i riu, i cili ishte personi i parë që gjeti 26 vjeçaren të pajetë në banesë, në një pellg të madh gjaku.

Nicola tanimë humbi të shoqen, foshnjen e palindur në barkun e 26 vjeçares. Gjithçka i ka mbetur është i biri 5 vjeçar.

“Tanimë është e vështirë. E di që duhet të mundohem të shoh përpara. E duhet ta bëj këtë veçanërisht për tim bir”-rrëfen i riu.