Aksident i rëndë në Kosovë me 8 persona të plagosur, njëri në gjendje kome

Një aksident mes dy makinave në afërsi të fshatit Mirushë në Malishevë, ka lënë të plagosur tetë persona.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një prej të lënduarve ndodhet në gjendje kome.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë