Një grua në Shtetet e Bashkuara ka sjellë në jetë dy fëmijë në dy ditë të ndryshme, në një shtatzani të rrallë. Kelsey Hatcher, 32 vjeçare, solli në jetë fëmijën e parë të martën e shkuar dhe të dytin të mërkurën në Alabama.
Shtatzania e 32 vjeçares është e rrallë pasi gruaja ka patur dy uteruse (në gjuhën shkencore uterus didelphys), një anomali e rrallë e cila prek vetëm 0.3% të grave.
E gjasat që gruaja të mbetej shtatzënë në të dyja uteruset (shtatzani dekavitare) ishte edhe më e rrallë, një në një milionë raste.
Pavarësisht kësaj, 32 vjeçarja ka sjellë në jetë dy vajza të shëndetshme edhe pse ka qëndruar për mëse 20 orë nën dhimbjet e lindjes së dyfishtë.
Të tilla raste janë tepër të rralla, me njërin rast esktrem si ai në vitin 2019 në Bangladesh, ku një grua solli në jetë dy binjakë, me diferencë afro 1 muaj mes lindjeve.
Kelsey Hatcher ka tre fëmijë dhe e mësoi se ishte shtatzënë me dy vajza në të dyja uteruset gjatë një kontrolli rutinor.
Mjeku që ndoqi shtatzaninë tregoi se vajza e parë erdhi më 19 dhjetor me lindje natyrale, ndërsa më shumë se 10 orë më vonë, në jetë erdhi vajza e dytë përmes një ndërhyrje cezariane.
Burimi: BBC/ Përshtati: Fch.al