Video, arriu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm në pyjet e mbrojtura të Mokrës

Një ari i murrmë i cili gjendet në pyjet e Mokrës, ka rënë në një çark të ngritur nga gjuetarë të paligjshëm. Ariu ka mbetur i bllokuar atje, ndërsa disa banorë të zonës kanë mundur ta filmojnë e raportojnë rastin. Disa specialistë të ADMZ-së janë nisur drejt kafshës për ta vënë në gjumë me sedativë e më tutje për t’i kuruar plagët e marra nga çarku.

Kujtojmë se disa muaj më parë një shqiponjë u shpëtua, teksa një video e shpendit, lidhur dhe gati për t’u ballsamosur, u bë viral në rrjetet sociale.