E para në renditjen botërore, Distria Krasniqi e mbyll 2023 në krye të të gjithëve

Ajo është një ‘dhuratë’ që vijon të japë.

Kështu shkruan Unioni Europian i Xhudos për atleten kosovare Distria Krasniqi, e cila e mbyll këtë vit si e para në të gjithë globin.

Në kategorinë e saj -48kg, Krasniqi është e pathyeshme, ndërsa tanimë planet për xhudisten janë që të dominojë një tjetër kategori (-52kg), siç bëri para saj Majlinda Kelmendi.

Në çdo garë të këtij viti, Distria arriti të fitojë medalje.