Baba i një foshnje 4 muajshe… ky është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin në Itali

Ishin nisur me urgjencë pë të dërguar një të moshuar në spital, pa e ditur se ajo do të ishte dita e fundit e jetës së tyre. Autoambulanca ku udhëtonin 4 persona, u përplas kokë me kokë me një autobus të mbushur me fëmijë që ishin nisur në ekskursion. Bilanci tragjik, me 4 viktima, e fatmirësisht asnjë prej tyre nga autobusi me fëmijë.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Italinë fqinje dhe viktimat ishin të gjithë personat në bordin e autoambulancës, shoferi, pacienti moshuar, infermierja dhe mjeku urgjencës, Sokoli.

40 vjeçari (foto më poshtë) shqiptar sapo ishte bërë baba. Kishte një fëmijë 4 muajsh.

Infermierja ishte nënë e një vajze, ndërsa shoferi 59 vjeçar la pas tre fëmijë.

Në një mesazh nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”.