Si do të jetë moti në dy ditët e fundit të këtij viti, në fillim janar 2024 rikthehen reshjet

Ditët e fundit të këtij viti, parashikohen të jetë nën prezencën e temperaturave të ngrohta dhe motit të qendrueshëm në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Meteorologët parashikojnë që të mos ketë reshje shiu përgjatë tre ditëve të fundit të vitit, pavarësisht se në zona të ndryshme të vendit do të ketë vranësira.

Në lidhje me ditët e para të vitit 2024, pritet që të rikthehen reshjet e shiut. Sipas meteorologëve më datë 1 janar do të ketë reshje prezente në të gjithë territorin e vendit edhe pse temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë relativisht të larta.