Greqi: 25 vjeçari shqiptar godet 10 herë me thikë të moshuarin gjatë grabitjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje, atje ku një 25 vjeçar shqiptar i identifikuar si Klodian Saliaj, ka goditur 10 herë me thikë një të moshuar, gjatë tentativës për t’i grabitur shtëpinë këtij të fundit.

Sipas medias greke, 73 vjeçari ndodhet në gjendje kritike në spital. Ngjarja ndodhi orët e vona të së mërkurës në Kefaloni. 25 vjeçari shoqërohej nga një 18 vjeçar shqiptar, i quajtur Xheladin Bejaj.

Dy të rinjtë kanë hyrë në banesën e të moshuarit duke thyer xhamin e shtëpisë. 25 vjeçari ka hyrë brenda për të vjedhur ndërsa 18 vjeçari ruante. Kur i moshuari ka hyrë në banesën e tij, ka gjetur aty Saliajn, i cili e ka goditur me thikë në bark e shpatull, plot 10 herë.

Grabitësit janë larguar, ndërsa i moshuari ka mundur të dalë në rrugë duke bërtitur pë ndihmë. Ai u dërgua në spital, iu nënshtruar një ndërhyrje dhe më pas u transportua me helikopter për ndihmë më të specializuar në spitalin e Janinës.

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e të enjtes dhe do të përballen me akuza të rënda penale. 25 vjeçai që goditi të mosuarin vjen nga Vlora.