Kaliforni: Momenti kur vala e ujit merr përpara 20 persona… 8 përfundojnë në spital

Një valë e madhe uji për shkak të motit të keq  ka shkaktuar një seri me të plagosur në brigjet e Kalifornisë. Media vendase ka publikuar pamjet e momentit kur vala përplaset dhe ngrihet mbi pritësen, duke marrë përpara afro 20 persona.

8 prej tyre përfunduan në spital. Paralajmërimet për përmbytje e det të trazuar kanë përfshirë pjesë më të madhe të Bregut Perëndimor.