Video, avioni me 379 persona në bord merr flakë gjatë uljes në aeroportin e Tokios

Një avion në Japoni ka marrë flakë teksa ulej në aeroportin e Tokios duke rrezikuar jetën e 379 personave në bord.

Siç raporton media japoneze NHK, avioni duket se është përplasur gjatë uljes në aeroport me një tjetër avion të Rojes Bregdetare japoneze, i cili bëhej gati të dorëzonte ndihma në zonat e prekura nga tërmeti7.6 Rihter që goditi vendin më 1 janar.

Fatmirësisht autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit të pasagjerëve kanë mundur të shpëtojnë pa lëndime.

Njëlloj dhe për avionin në pronësi të Rojes Bregdetare, atje ku ndodheshin 6 persona. Fillimisht media japoneze raportoi se 1 person ishte shpëtuar, ndërsa 5 të tjerë nuk gjendeshin. Më tutje media lokale njoftoi se edhe 5 të humburit janë gjetur, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.