Për herë të parë në SHBA, kjo është shqiptarja që u zgjodh kryetare bashkie në një qytezë në Nju Xhersi

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka bërë publik rastin e një shqiptareje e cila është zgjedhur kryetare e një mini-bashkie në Nju Xhersi. Fjala është për Violeta Berishën, e cila do të jetë e para shqiptare që drejton një bashki në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta  Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairvieë, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj.  Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.