Mbrëmjen e të premtes kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Hungari, dy shqiptarë të Kosovës të cilët po ktheheshin në atdhe. Makina e tyre është përplasur me një kamion në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, mjeti është përfshirë nga flakët.
Një prej familjarëve të viktimave, ka treguar për median në Kosovë se të ndjerët janë Kushtrim Hoxha e Jetmir Rexhepi. Sipas familjarit, Kushtrimi ka lënë pas një foshnje, ndërsa Jetmiri të birin 1 vjeçar.
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit, inshaAllah.”-ka shkruar familjari përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.