Policia britanike në Leeds ka apeluar së fundmi për ndihmë në gjetjen e një të riu shqiptar i cili rezulton i zhdukur që prej verës së vitit të kaluar. Përmes një apeli për ndihmë, policia e Leeds kërkon informacion për 39 vjeçarin Adriatik Buci.
I riu është parë për herë të fundit i veshur me një xhup gri, me pantallona të shkurtra dhe këpucë bardh e zi, thotë policia britanike.
Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha:
“Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri. “Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet.”.