Pamje, zonat malore në Shqipëri zbardhen nga dëbora

Gjatë mbrëmjes së të dielës i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet, ndërsa zonat malorë janë zbardhur nga dëbora.

Në akset Korçë- Dardhë, Tamarë-Vermosh, Qafë Thore- Bogë janë regjistruar reshje dëbore me intensitet mesatar.

Në fshatrat e thellë malorë të njësisë administrative Vithkuq në bashkinë e Korçës dhe në fshatrat e Mokrës në bashkinë e Pogradecit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë.