Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar së fundmi në serinë C të kampionatit italian, atje ku babai i një futbollisti shqiptar ka hyrë në fushë dhe ka qëlluar me grusht portierin e skuadrës kundërshtare të të birit.
😳 Lamentable lo sucedido tras el pitido final del Cesena – Olbia de Serie C.
— Fútbol Italiano 🇮🇹 (@FT_Italiano) January 7, 2024
El padre de Cristian Shpendi, delantero del Cesena, pegó un puñetazo a Filippo Rinaldi, guardameta del Olbia. pic.twitter.com/ESIc4qR1Sd
Fjala është për babain e Cristian Shpendit, i cili është dhe vëllai binjak i Stiven Shpendit, futbollistit që tashmë luan në Serie A. Vetë Cristian Shpendi duket se ka një të ardhme mjaft pozitive me 10 gola e 3 asiste në 15 ndeshjet e fundit me Cesena-n.
Por duket se veprimi i fundit i babai të sulmuesit, do t’i kushtojë të gjithë skuadrës së të birit. Cristian Shpendi doli nga fusha i dëmtuar në vetul pas një ndërhyrje të portierit rival Filippo Rinaldi. Pikërisht për këtë, babai i sulmuesit ka hyrë në fushë dhe ka goditur portierin e skuadeës së Olbias.
Sipas medias italiane, Cesena rrezikon gjobë, e madje edhe një dënim të fushës së saj.