Pamje spektakolare me dron janë kapur në ujërat e Antarktidës, atje ku dy balena gungaçe kanë krijuar një spirale që ruan raportet e “Prerjes së Artë” dhe njihet në matematikë si “spiralja e Fibonaccit”.
Spiralja në fjalë është krijuar për të shërbyer si një rrjetë me flluska uji, të cilat “mbledhin” peshqit e gjallesat e tjera të mbetura në “rrjetë”. Në tërësi balenat zbresin disa dhjetëra metra poshtë duke krijuar bulëzat e ujit (me frekuencë preçize) dhe më tutje ngjiten lart me gojën hapur, duke gëlltitur çdo gjë që ndodhet e “bllokuar” nga rrjeta me flluska uji.