Pamjet e pazakonta nga shtëpia në Britani, me mure e sistem “kundra-përmbytjeve”

Një burrë nga Ëorchestershire ka arritur të mbajë shtëpinë e tij të paprekur nga përmbytjet masive të shkaktuara javët e fundit prej stuhive që kanë prekur Britaninë. Nick Lupton, i cili shtëpinë e ka pranë lumit Severn, vendosi të krijojë një mur e sistem drenazhimi në mënyrë që shtëpia e tij të mos prekej nga përmbytjet. Ai tregoi për BBC-në se përgjatë viteve shtëpia është përmbytur të paktën 11 herë, derisa inxhinieri në pension, vendosi të bëjë diçka.