Fytyrën e mbulon me xhup, gjykata lë në burg 34 vjeçarin që u ‘martua’ me një 14 vjeçare në Divjakë

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të shtunë në Fier, 34 vjeçari Aranit Arapi është munduar që të fshihet nga objektivi i kamerave, duke e mbuluar fytyrën e tij me xhupin që kishte veshur. Ai akuzohet për marëdhënie me të mitur, një vepër penale që duket se e ka konsumuar duke u “martuar” 10 muaj më parë me një 14 vjeçare.

Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Arapin, derisa drejtësia të japë verdiktin final. Rasti u denoncua nga prindërit e vajzës 14 vjeçare, të cilët kanë qenë kundër lidhjes së vajzës së mitur me 34 vjeçarin.