Një rrugë në zonën e Nea Smirni-t në Athinë, do të mbajë emrin e vajzës shqiptare Klaudia Lata, 21 vjeçarja e cila ishte një ndër viktimat e shumta në tragjedinë e Larisas në mars 2023, atje ku përplasja e dy trenave solli vdekjen e 57 personave.
Në shenjë nderimi e kujtimi rruga ku u rrit 21 vjeçarja do të mbajë emrin e saj.. Rruga në fjalë ndodhet në Nea Smirni, pranë kishës së Shën Dhimitrit.
Klaudia ishte studente e shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë në Selanik. Ajo ishte duke u kthyer nga Patra në Selanik.
Gjatë rrugës, prindërit i kishin kërkuar të ndalonte në shtëpinë e tyre, por 21 vjeçarja i kishte thënë se nuk mundej pasi kishte shumë për të studiuar.
Klaudia ishte një ndër 4 viktimat shqiptare që gjentën vdekjen në aksidentin tragjik.