Anija kozmike japoneze ulet në Hënë

Agjencia Hapësinore Japoneze (Jaxa) ka konfirmuar se anija kozmike e tyre ka mundur të ulet në Hënë.

Drejtuesi i Jaxa-s Hiroshi Yamakaëa pohoi se anija kozmike është ulur në destinacionin e piketuar në Hënë, por duket se sonda ka hasur në një problem teknik me gjeneratorët e paneleve diellore. Me fjalë të tjera, sipas të dhënave të deritanishme, sonda me mjete shkencore në brendi të saj, po operon vetëm përmes baterisë.

Drejtuesi i Jaxa-s tha se tanimë ka nisur puna për të parë problemin me panelet diellore, pasi në të kundërt, misioni i cili deri më tani ka qenë i suksesshëm, do të përfundojë brenda disa orëve me mbarimin e baterive.

Agjencia Hapësinore Japoneze ka për qëllim që të kërkojë për ujë dhe të tjera elemente që mund të mbështetin jetën njerëzore. Jaxa gjithashtu shpreson që ulja në sipërfaqen e Hënës të mund të bëjë të mundur studimin e relievit me kratere, veçanërisht në polet e satelitit tonë, atje ku mendohet se mund të ketë burime të oksigjenit.