45 vjeçari nga Kosova ndërron jetë prej plagëve, 5 ditë pas aksidentit me një viktimë në afërsi të Rinasit

Një aksident tragjik ndodhi pak ditë më parë (15 janar) në rrugën Fushë Krujë- Vorë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave dhe një kamioni, ndërroi jetë një 32 vjeçar nga Kosova i quajtur Gëzim Rizani, ndërsa të plagosur mbetën tre pesona.

Pesë ditë më vonë, familjarët e një prej të lënduarve njoftuan se i dashuri i tyre ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident.

Fjala është për një 42 vjeçar të quajtur Dardan Hoxhaj. Dardani, me origjinë nga Prizreni, udhëtonte si pasagjer në makinën ‘Skoda’ e cila drejtohej nga shoferi Gëzim Rizani, 32 vjeçari që humbi jetën në ditën e aksidentit.

Familjarët e 42 vjeçarit kanë bërë publik lajmin mëngjesin e të shtunës, në lidhje me humbjen e Dardanit.