Video, momenti kur dallgët përpijnë bazën ushtarake amerikane në ishujt Marshall

Video e filmuar nga një person tregon momentet kur një bazë ushtarake amerikane përfshihet nga furia e dallgëve të detit. Pamjet duket sikur i përngjajnë një skene filmi hollivudian, ndërsa valët e dallgëve përpijnë bazën duke rrëzuar disa prej oficerëve që ndodheshin pranë derës. Pas valës së dytë të dallgëve, në bazë ikin edhe dritat.

Erik D. Hanson, personi i cili ka publikuar videon, tregoi se asnjë person nuk mbeti i lënduar nga vërshimi i ujit e dallgëve.