“As emrin e tij nuk ma tregoi” Postieri pastron nga dëbora rampën ku kalonte burri në karrige me rrota

Ndonjëherë shumëkush i merr gjërat për të mirëqena… por jo ky burrë i quajtur Don Uiller, i cili për 20 vitet e fundit e ka jetuar jetën e tij, ‘lidhur’ në një karrige me rrota. Doni nuk mund të ecë dot dhe për të dalë nga banesa e tij, i duhet të përdorë një rampë për të zbritur apo ngjitur.

E në stinën e dimrit, kur dëbora mbulon banesën e tij në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, shpesh herë Donit i duhet të marrë lopatën e të mundohet të pastrojë rampën e rrugën nga dëbora.

Por një ditë, diçka krejt e papritur ndodhi për Donin. Në fakt diçka, që pak e më pak po ndodh në botën ku jetojmë.

Doni kishte porositur diçka online (në Amazon) dhe po priste mbërritjen e porosisë së tij. Një shofer mbërriti dhe i dha pakon. Pasi kreu punën e tij, shoferi në fjalë vuri re rampën të mbuluar në dëborë. Pa u ndjerë, ai mori në oborr lopatën e Donit dhe nisi të pastrojë rampën e rrugën në oborr.

Doni dëgjoi zhurmën e lopatës dhe doli të shohë se çfarë po ndodhte. Për habinë e tij, ai pa postierin që po i pastronte oborin e rampën.

“As emrin e tij nuk ma tregoi. Ai nuk më tha ‘hej më filmo që të marr ndonjë klikim në rrjetet sociale… ishte thjesht një gjest nga zemra”-tha Doni për median lokale.

Disa ditë më vonë, të dy burrat mundën të takohen. Doni e falenderoi të riun dhe për suprizën e tij, mësoi se ai atë ditë kishtë pastruar dhe të tjera shtëpi të banorëve ku kishte dorëzuar pako….