Digjet banesa në Fier, zjarrfikësit ndalojnë flakët para se të përhapen në kopshtin ngjitur

Një banesë ka marrë flakë të enjten në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Në shtëpinë në fjalë jetonte i vetëm një 60 vjeçar, i cili në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke u ngrohur.

Ai fatmirësisht ka mundur të dalë në kohë pa marrë lëndime prej flakëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, duke neutralizuar flakët që rrezikonin të përhapeshin në godinat ngjitur, mes tyre dhe kopshti nr.5 i qytetit.