14 orë ngecur sipër makinës… momenti kur gruaja shpëtohet nga rreziku i mbytjes

Një grua është shpëtuar afro 15 orë pasi qëndroi e ngecur sipër makinës së saj e cila u përmbys në një përrua të rrëmbyer. Gruaja tentoi të kalojë me fuoristradën e saj përroin, por rryma e ujit e mori përpara automjetin dhe në një moment e përmbysi. Mrekullisht gruaja ka mundur të ngjitet sipër automjetit dhe aty ka pritur plot 14 orë derisa u shpëtua nga një ekip i forcave të shpëtimit.

Ngjarja ndodhi së fundmi në kontenë Alameda në Kaliforni.  Gruaja ngeci në përrua pasditen e të hënës dhe u shpëtua të martën, pasi një kalimtar e pikasi dhe njoftoi autoritetet.

“Nëse ajo nuk do të ishte ngjitur sipër makinës, me siguri do të kishte ndërruar jetë për shkak të ekspozimit me ujin (hipotermisë). Kam parë raste ku njerëzit kanë marrë dëme serioze ose  kanë ndërruar jetë prej hipotermisë në një hark kohor prej 30 minutash”-tha mjeku që ishte pjesë e ekipit të shpëtimit.