Në Spanjë njerëzit dalin për plazh në mes të dimrit… temperaturat atje arrijnë deri në 30 gradë

Temperaturat në jug të Spanjës kanë arritur deri në 30.7 gradë ditët e fundit, duke thyer një rekord afro 40 vjeçar.

Teksa shumica e vendeve të Europës janë përshirë gjatë këtij janari nga moti me temperatura tepër të ulëta dhe reshje të dendura dëbore, shumë prej banoëve në jug të Spanjës i janë drejtuar plazheve të vendit.

Në Murcia e zona tjera përreth termometri shënoi një vlerë prej 28.5 gradësh celsius të enjten ndërsa të premten u shënua një tjetër rekord prej 30.7 gradësh celsius.