Durrës: Vetëdorëzohet 50 vjeçari që qëlloi me armë komshiun pas sherrit për zhurmat

Është vetëdorëzuar në polici 50 vjeçari Gentian Kuqi i cili mbrëmjen e të enjtes la të plagosur me armë zjarri komshiun e tij.

Shkak i plagosjes rezultoi të ketë qenë një konflikt për motive të dobëta në lidhje me zhurmën. Pas krimit, 50 vjeçari është larguar nga vendngjarja. Pas disa negociatave me policinë e familjarët e tij, 50 vjeçari është dorëzuar.

I plagosuri, një burrë në të 40-tat, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.