Shkozë: 50 vjeçari rreh dhe kërcënon me jetë të shoqen e fëmijët, arrestohet

Një 50 vjeçar i identifikuar si Agim Biraçi, ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e dhunës e kanosjes me jetë të të shoqes dhe fëmijëve të tij.

50 vjeçari është arrestuar në flagrancë, pasi ka rrahur të shoqen dhe fëmijët, ka marrë një thikë dhe i ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do t’i vriste.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë. 

Shtetasi A. B., ditën e djeshme, dhe në mënyrë të vazhdueshme, në Shkozë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.