“Jetoj si në burg prej 1 viti e gjysëm, nuk e kallëzova sepse e dua” Dëshmia e gruas së Jetnor Zhabolit

“Jam rrahur e kam jetuar si të isha në burg… por nuk e kam kallëzuar burrin pasi unë e dua atë”

Kështu ka deklaruar para hetuesve bashkëshortja e 35 vjeçarit Jetnor Zhabolit, i cili prej afro 1 viti e gjysëm e kishte kthyer shtëpinë në një burg për gjithë familjen.

Dy të rinjtë, prindër të dy fëmijëve të mitur, ishin njohur që në shkollë së bashku. Gjithçka shkonte mirë, derisa Jetmira filloi të shfaqe shenja të sëmundjes mendore.

Lumturia i la vendin paranojës e xhelozizë. Mes çiftit nisën konfliket, ndërsa 35 vjeçari nisi të vendosë në çdo cep të shtëpisë kamera sigurie.

“Kam një vit e gjysmë që jetoj në shtëpi e monitoruar nga kamera. Nuk dal dot vetëm. Jetnori më mban të izoluar në banesë. Ka kamera të lëvizshme, ka bllokues valësh”-tregoi gruaja e 35 vjeçarit.

Sipas familjarëve, Jetnori kishte filluar të dëgjonte zëra dhe gjendja e tij shëndetësore ishte pëkeqësuar ndjeshëm.

“Ai nuk merr medikamente, nuk e pranon se ka probleme shëndetësore”, tregoi bashkëshortja e 35 vjeçarit. Ajo shtoi se pavarësisht përpjekjeve të saj dhe nënës së 35 vjeçarit, Jetnori nuk ka shkuar të mjekohet.

Bashkëshortja e 35 vjeçarit tregoi më tutje se prej muajsh ajo nuk kishte më kontakt as me familjen e saj.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, ai më ka ndërprerë komunikimet. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysëm dhe unë më, nuk mundem dot”-u ka thënë hetuesve gruaja.