U aksidentua duke bërë video Tik Tok-u… 18 vjeçari shqiptar shuhet pas betejës 9 ditore në spital

9 ditë më parë Lorenzo Pjetrushi ishte në shoqërinë e familjarëve e miqve, në festën e ditëlindjes së kushëririt të tij. Kishin shkuar në sheshin e ambienteve sportive në Cimadolmo. Gjatë qëndrimit në mesin e familjarëve, i riu kishte menduar të organizonte një shaka me kushëririn që kishte ditëlindjen.

E për këtë Lorenzo ishte ngjitur në kofanon e makinës që po drejtohej nga një i afërm, duke bërë sikur po notonte mes dallgëve. Loja veçse përfundoi në tragjedi, pasi Lorenzo u rrëzua nga makina dhe u përplas me kokë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Lorenzo besohet të ketë humbur ekuilibrin fill pas një manovre të rrezikshme nga ana një të afërmi të tij. Pas përplasjes në tokë, miqtë e familjarët njoftuan menjëherë ambulancën. 18 vjeçari u transportuan në spitalin e Treviso-s me trauma serioze në kokë.

Lorenzo qëndroi në terapi intensive, mes jetës e vdekjes. Fatkeqësisht 18 vjeçari u shua pasditen e 29 janarit, pas plot 9 ditëve në agoni.

Siç shkruan media italiane, autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të rastit për ndjekje penale.