Vajza 8 vjeçe pa sesi i ati i mori jetën nënës, detaje të reja mbi vrasjen e shqiptares në Kaliforni

34 vjeçari shqiptar Renato Muhaj, i mori jetën ish të shoqes duke e goditur me një dorezë hekuri dhe me një thikë. Gjithçka ndodhi në sy të vajzës së tij 8 vjeçare, pak para se 34 vjeçari të rrëmbente të bijën e disa orë më vonë të arrestohej nga policia e Clearëater në Florida.

Kështu shkruajnë mediat amerikane në lidhje me vrasjen brutale të Suela Saliajt, 32 vjeçares e cila u ekzekutua nga ish bashkëshorti në apartamentin e saj në Clearëater.

Së fundmi media lokale atje ka sjellë detaje të reja mbi ngjarjen që ndodhi në orët e vona të natës. Fillimisht rasti u raportua si dhunë në familjen e prindërve të 34 vjeçarit. Renato Muhaj kishte shkuar tek prindërit e tij dhe pas debateve me ta kishte nisur t’i godiste në fytyrë. Media vendase shkruan se babai i 34 vjeçarit theu disa dhëmbë e pësoi po ashtu dhe fraktura për shkak të dhunës së të birit.

Muhaj po ashtu ka marrë një hanxhar dhe e ka ngritur armën e ftohtë në orvatje për të goditur të ëmën. Prindërit “ishin përqafuar së bashku e madje kishin mbyllur sytë me frikën se do të vriteshin nga djali tyre”-tregon një burim për “Tampa Bay Times”.

Veç lëndimeve ndaj babait, 34 vjeçari ka shkelmuar të ëmën dhe shtyrë disa herë. Kur njëri prej prindërve ka tentuar të largohet nga apartamenti, Renato Muhaj i ka mbyllur brenda, duke u marrë dhe celularët.

Nga të dhënat e dosjes hetimore që ka mundur të shohë, Tampa Bay Times shkruan se pak para se të largohej nga banesa e prindërve, Renato Muhaj ka thënë se dikush (në dokument emri është i redaktuar) është në “duart e djallit”

Pas njoftimit mbi këtë rast, policia ka mundur të nisë kërkimet mbi 34 vjeçarin, për të zbuluar pak orë më vonë se Renato Muhaj kishte vrarë ish të shoqen, në apartamentin e saj.

Siç tregoi burimi për median vendase atje, “oficerët kishin parë një thikë, një dorezë hekuri dhe gjakun që kishte dalë jashtë derës së apartamentit të Suela Saliajt”.

Brenda apartamentit oficerët panë trupin e pajetë të 32 vjeçares. Asaj i ishte prerë fyti.

Vendi ku ndodhi krimi

Një kërkim i gjerë dhe intensiv nisi për të gjetur 34 vjeçarin, i cili tanimë kishte rrëmbyer dhe të bijën 8 vjeçe. Pas disa orëve punë, në orët e mëngjesit, policia mundi të arrestojë 34 vjeçarin në makinën e ti të parkuar disa kilometra larg nga vendi i ngjarjes. Vajza 8 vjeçe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo e fundit, shkruan media vendase, i tha policisë se e pa të gjithë skenën e krimit në shtëpinë ku qëndronte me të ëmën. Ajo tregoi sesi 34 vjeçari e “qëlloi nënën disa herë me grushte e thikë”.

Vajza u tregoi hetuesve se në atë moment ajo e kishte kuptuar se e ëma kishte ndërruar jetë. 8 vjeçarja më tutje shtoi se e kishte pyetur babanë “Pse e bëre diçka të tillë?”

Në përgjigje, siç ka treguar e mitura, 34 vjeçari ka thënë se “dëshironte shumë që ajo të vdise”.

Në rrëfimin e saj, e mitura tregon se më tutje Muhaj e ka marrë dhe e ka nxjerrë nga apartamenti me shpejtësi. Gjatë zbritjes së shkallëve, e mitura ka rënë. Ajo ka treguar se më tutje 34 vjeçare e ka tërhequr zvarrë në beton dhe e ka futur në makinë.

Hetuesit vijojnë punën, për të hedhur dritë mbi shkakun apo shkaqet e krimit të rëndë. Deri më tani, shkruan media amerikane, nuk ka ende një motiv. Hetuesit e kanë pyetur Muhajn vetë, por ai ka thënë se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur.

34 vjeçari përballet me të paktën 7 akuza penale të rënda, më kryesorja e ajo e vrasjes së shkallës së parë. Muhaj ndodhet në burg dhe përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur nga shteti.

32 vjeçarja Suela Saliaj punonte në një bankë të nivelit të dytë prej afro 8 vitesh. Ajo punonte në shërbimin e klientit. Saliaj tanimë ishte një shtetase amerikane

Një faqe në GoFundMe u hap të martën për të mbuluar kostot e varrimit të të ndjerës dhe disa shpenzime për vajzën e saj të mitur.