Bulqizë: Elektriçisti 32 vjeçar bie nga lartësia gjatë punës, ndërron jetë në spital

Një elektriçist në moshën 32 vjeçare ka humbur jetën këtë të mërkurë teksa punonte në fshatin Kovashicë të Bulqizës.

Ylli Boba ishte ngjitur në një shtyllë dhe po punonte, në momentin kur është rrëzuar. Rënia nga lartësia ka qenë tepër e rëndë.

32 vjeçari u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë prej plagëve të marra.

“Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën.”-njoftuan autoritetet.