I bien gurët nga tavani i galerisë, minatori 52 vjeçar pëson fraktura

Një minator në moshën 52 vjeçare ka mbetur i plagosur këtë të enjte në minierën e Martaneshit. Autoritetet bënë me dije se gjatë punës, disa gurë nga tavani i galerisë janë shkëputur duke i rënë në trup minatorit me inicialet O.H. Për pasojë 52 vjeçari ka marrë fraktura në këmbë.

“… shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë.

Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.